Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Gjermania e ka nisur me një fitore dominuese Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin tenistik 7-1 debutuesit e Kurasaos. Takimi i luajtur në Houston nisi mjaft mirë për të besuarit e Nagelsmann, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6’ me Nmechan. “Panzerat” u shtangën për disa minuta, pasi Comenencia riktheu baraspeshën në të 21’. Gjithsesi, “Panzerat” nuk u demoralizuan, pasi Schlotterbeck riktheu sërish avantazhin me anë të një gjuajtje me kokë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Havertz shënoi me anë të një 11-metërshi. Pjesa e dytë nisi ashtu siç mbaroi e para, pasi në të 47’ Musiala gjeti rrjetën. Gjithçka u kthye në favorin e “Panzerave”, pasi në harkun kohor të 20 minutave (68’-78’-88’) shënuan me Brown, Undav dhe Havertz...