Botërori 2026/ Argjentina mposht 3-1 Zvicrën dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale

Botërori 2026/ Argjentina mposht 3-1 Zvicrën dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale

Angli – Argjentinë, kjo do të jetë gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës 2026. Mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare, Argjentina vuajti 120 minuta, por ia doli të mposhtte 3-1 Zvicrën dhe të merrte biletën e vetme të mbetur për në fazën gjysmëfinale të Botërorit. Tanimë kampionët në fuqi të botës janë vetëm një ndeshje larg finales së madhe, ndërsa më 15 korrik në orën 21:00 përballë do të jetë Anglia. Ndeshja nisi shumë mirë për Argjentinën, me Lionel Messin që asistoi për Mac Allister i cili shënoi me kokë. Messi bëhet asistuesi më i mirë në Kupat e Botës me dhjetë pasime finale. Zvicra me Granit Xhakën në fushë nuk u dorëzua dhe barazoi për rezultatin 1-1 në minutën e 67-të...