Bonucci “bën merkato” për Interin: Bastoni i përshtatet Barcelonës, Chivu më ka befasuar

Bonucci “bën merkato” për Interin: Bastoni i përshtatet Barcelonës, Chivu më ka befasuar

21 Prill 2026 10:16 Alfred Lleshi Leonardo Bonucci, ish-futbollist dhe ndihmës i kombëtares italiane, foli në “Laureus World Sports Awards” në Madrid, duke komentuar për Alessandro Bastoni dhe Cristian Chivu. Për mbrojtësin zikaltër nënvizoi: “Mënyra e tij e të kuptuarit të futbollit dhe karakteristikat që ka i përshtaten mirë Barcelonës, sepse është një mbrojtës shumë teknik dhe ka vizion loje. Mund të ketë disa probleme me hapësirat që lë Barcelona, por aty varet nga rritja personale për të lexuar situatat dhe për t’i paraprirë ato. Ai është i ri, ka edhe 6-7 vite në nivel të lartë dhe shpresoj që të rifitojë sigurinë si me Italinë, ashtu edhe me Interin”. Më pas për Chivu: “Jam befasuar shumë nga eksperienca e Cristian. E gjeta shumë të...