Bezzecchi triumfon në garën e shtëpisë dhe dominon botërorin, suksesi i parë për Aprilia në Mugello

Bezzecchi triumfon në garën e shtëpisë dhe dominon botërorin, suksesi i parë për Aprilia në Mugello

31 Maj 2026 14:51 Telesport Piloti italian Marco Bezzecchi triumfoi sot në pistën e Mugello, në garën e vlefshme për Cmimin e Madh të Italisë në MotoGP. Ky është suksesi i parë i Bezzecchi në garën e shtëpisë, që shoqërohet me triumfin e parë të motorit Aprilia në këtë pistë. Një triumf i merituar i italianit, që konsolidon edhë më tej pozitat në krye të renditjes së përgjithshme. Në vendin e dytë sot u klasifikua spanjolli Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia, cka konfirmon momentin e mirë që po kalon kjo skuadër (i dyti edhe në renditjen e përgjithshme). Në podium ngjitet edhe piloti tjetër italian, i treti Francesco Bagnaia me Ducati, që arriti të mbajë pas japonezi Ai Ogura, në një duel “rrotë më...