Besëlidhja e nis mbarë mbrojtjen e titullit, kampionët mposhtin Tiranën në finalen e parë

Besëlidhja e nis mbarë mbrojtjen e titullit, kampionët mposhtin Tiranën në finalen e parë

Besëlidhja në basketboll për meshkuj fitoi të shtunën në mbrëmje 104-86 ndaj Tiranës në finalen e parë play off, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Një fitore e merituar për kampionët lezhjanë, që synojnë të mbrojnë titullin kampion. Tirana luajti vetëm në 20 minutat e para, por edhe në ato ishte gjithnjë në ndjekje te Besëlidhjes, që janë vazhdimisht në epërsi. Pjesa e parë mbyllet 54-50 për lezhjanët, që në pjesën e dytë kanë komandën e lojës dhe shkëputen. Që në periodën e tretë bardheblutë nisin të humbasin terren, duke gabuar shumë dhe Besëlidhja përfiton, duke u shkëputur. Perida e fundit është një formalitet për kampionët, që shkëputen edhe më shumë, duke fituar 104-86. Shënuesi më i mirë për Besëlidhjen ishte Frenki Lilaj me 24...