Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta dhe bëhet ‘sheik’! Rival me Cristiano Ronaldon
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka vendosur të largohet nga Atalanta edhe pse ka një vit kontratë të mbetur me klubin e Serie A në Itali. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se qendërmbrojtësi ka arritur një marrëveshje verbale me Al Diriyah FC në Arabinë Saudite për një kontratë dy vjeçare. Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga kjo lëvizje. “Al Diriyah FC arrin një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Dëmshpërblimi është 3 milionë euro, kontrata deri në qershor 2028 për qendërmbrojtësin, konfirmojnë burime saudite”, shkruan Fabrizio Romano. Gjatë aventurës me Atalantën, Gjimshiti fitoi trofeun e Europa League si kapiten i skuadrës, ndërsa tashmë do të nisë një kapitull të ri në ligën saudite ku rivalë do...
Burimi:
ntv.al