Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika iu përgjigj në mënyrën më të fortë polemikave që paraprinë sfidën me Shtetet e Bashkuara. “Djajtë e Kuq” dominuan plotësisht amerikanët, fituan 4-1 dhe siguruan një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, ku i pret përballja me Spanjën. Dy ditët para ndeshjes u karakterizuan nga debatet për aktivizimin e Folarin Balogun. Federata belge kundërshtoi vendimin e FIFA-s, të drejtuar nga Gianni Infantino, për ta lejuar sulmuesin të luante me SHBA-në, ndërsa edhe deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump shtuan tensionin rreth sfidës. Megjithatë, Mauricio Pochettino nuk ndryshoi plan dhe e aktivizoi Balogun si titullar. Në fushë, polemikat duket se motivuan belgët. Edhe pse Rudi Garcia surprizoi duke lënë në stol Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Jeremy Doku, skuadra e tij zhvilloi paraqitjen më...