Bayern forcon sulmin, 50 mln euro bashkë me bonuset për yllin e Eredivisie
11 Qershor 2026 16:08 Telesport Bayern Munich është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e Ismael Saibari, mesfushorit me tipare sulmuese të PSV-së. Marokeni ka shkëlqyer në sezonin e fundit me 19 gola dhe 9 asiste në 37 ndeshje. Forma e tij e mirë ka bërë që të jetë nën radarin e disa klubeve të mëdha, por Bayern është treguar më i shpejt se të tjerët dhe është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes. Oferta e bavarezëve është 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse. Ndërsa PSV pretendon për 50 milionë euro neto. Palët pritet të “shtrëngojnë” duart shumë shpejt. Saibari do të nënshkruajë për 4 vite me bavarezët. Zyrtarizimi është çështje kohe.
Burimi:
telesport.al