Afati për Alvarez po mbaron, Barcelona gati të aktivizojë planin B
25 Korrik 2026 14:56 Telesport Barcelona i ka dërguar një ofertë zyrtare Atletico Madridit për Julian Alvarez, e cila është 100 milionë euro dhe është e vlefshme deri në fund të korrikut. Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka reaguar zyrtarisht duke pretenduar që Alvarez nuk do të largohet për 100 milionë euro dhe as për shifrën 150 ose 200 milionë euro. Duke qenë se afati po mbaron dhe rezistenca e Atletico Madridit është më e fortë se kurrë, Barcelona është e gatshme të aktivizojë planin B, që përfshin transferimin e një tjetër qendërsulmuesi. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra deri më sot, objektivi i vërtetë i katalanasve është Eli Junior Kroupi, zbulimi i sezonit të kaluar në Premier League. Megjithatë, as bisedimet me Bournemouth nuk...
Burimi:
telesport.al