Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet me raketa bazat e rebelëve

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet me raketa bazat e rebelëve

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite kanë interceptuar dy raketa balistike të lëshuara nga Jemeni, të cilat kishin si objektiv rafineritë e naftës në qytetin Yanbu, në brigjet e Detit të Kuq. Autoritetet saudite aktivizuan alarmet e emergjencës në Yanbu dhe në qytetin portual Jizan, pranë kufirit me Jemenin, por më pas njoftuan se rreziku kishte kaluar. Deri tani nuk janë raportuar dëme apo viktima. Sulmi vjen pas përplasjeve të reja mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Huthi, grup i mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit. Huthët kanë deklaruar një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite dhe pretendojnë se kanë goditur më herët anije nafte saudite në Detin e Kuq. Në përgjigje të këtyre sulmeve, koalicioni i udhëhequr nga Riadi ka...