Bayern e mbyll me “manita”, mësohen verdiktet e Bundesligës për këtë sezon (video)

Bayern e mbyll me “manita”, mësohen verdiktet e Bundesligës për këtë sezon (video)

16 Maj 2026 17:28 Telesport Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2025-2026 në Bundesligë. Kampioni Bayern Munich e ka mbyllur me fitore këtë sezon duke mposhtur 5-1 Koln, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Tregolësh i Harry Kane dhe golat e Tom Bischof dhe Nicolas Jackson vulosën fitoren e bavarezëve, për miqtë shënoi golin e vetëm ylli i ri Said El Mala. Dortmund i vendit të dytë e mbyll me fitore në transfertën 0-2 ndaj Werder Bremen, falë golave të Serhou Guirassy dhe Yan Couto në pjesën e dytë. Bashkë me Bayern dhe Dortmund, në Champions League në sezonin e ri do të luajnë edhe Leipzig me Stuttgart. Leipzig u mposht 4-1 nga Freiburg, Stuttgart barazoi 2-2 në trasnfertë...