Barcelona po kërkon klube të reja për 4 lojtarë që konsiderohen të tepërt për Flick
3 Qershor 2026 18:29 Telesport Pas transferimit të Anthony Gordon dhe për të arritur objektivat e tjerë si Julian Alvarez dhe një qendërmbrojtës, Barcelona e ka të nevojshme të bëjë disa shitje, për të mbledhur sa më shumë të ardhura dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme në ekip për nënshkrimet e reja. Sipas Sport, klubi katalanas fillimisht dëshiron të shesë katër lojtarë që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick. I pari është Ansu Fati, për të cilin end enuk është arritur marrëveshja zyrtare me Monaco-n. Skuadra e Principatës është e gatshme të paguajë 11 milionë euro, por mbetet për t’u parë nëse do të bien dakord që Barça të mbajë midis 10 dhe 20 përqind të çdo shitjeje të ardhshme...
Burimi:
telesport.al