Barcelona kërkon Harry Kane, anglezi nuk e mendon dy herë vendimin e tij

Barcelona kërkon Harry Kane, anglezi nuk e mendon dy herë vendimin e tij

23 Qershor 2026 21:39 Telesport Pavarësisht se dëshira e madhe e Barcelonës për sulmin është transferimi i Julian Alvarez, katalanasit po shqyrtojnë edhe emra të tjerë. Një nga këto emra është edhe Harry Kane. I vënë në dijeni për interesimin e Barcelonës, Harry Kane ka bërë me dije se nuk mendon largimin nga Bayern dhe aq më tepër një transferim drejt La Ligës. Anglezi jo vetëm që dëshiron të qëndrojë te bavarezët deri në qershor të vitit 2027 kur i mbaron kontrata, por është i hapur edhe për një rinovim të ri. Të dy palët në fakt, si Bayern ashtu edhe Kane janë të hapur për rinovimin dhe me siguri që do të vijë pas përfundimit të Botërorit.