Barcelona e ëndërron, por PSG bën ofertën e parë për Alvarez dhe është vërtet joshëse
21 Prill 2026 18:17 Telesport Julian Alvarez do të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës. Tashmë dihet interesi i jashtëzakonshëm ndaj sulmuesit argjentinas, ku klube si Barcelona, PSG dhe jo vetëm e kanë objektiv kryesor transferimin e tij në verë. Megjithëse dëshira e vetë lojtarit është të transferohet te Barcelona, është PSG ajo që ka gati propozimin e parë për Atletico Madridin. Sipas medieve franceze, oferta e kampionit në fuqi të Europës për Alvarez është e tillë: 100 milionë euro plus përfshirja e koreano-jugorit Kang-In Lee në marrëveshje. Sipas raportimit në fjalë, është Luis Enrique i cili kërkon nga drejtuesit e klubit transferimin me patjetër të Alvarez, pasi e sheh argjentinasin si lojtarin ideal në majë të sulmit për të krijuar një treshe të...
Burimi:
telesport.al