Barcelona dhe tri klube të tjera dominojnë Botërorin për numrin e lojtarëve përfaqësues

Barcelona dhe tri klube të tjera dominojnë Botërorin për numrin e lojtarëve përfaqësues

Barcelona do të jetë klubi i 5 ligave më të mëdha evropiane me numrin më të madh të lojtarëve të thirrur në Botërorin 2026. Pas konfirmimit të transferimit të anglezit Anthony Gordon nga Newcastle, gjithsej 16 futbollistë të klubit katalanas do të marrin pjesë në turneun që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me kombëtaret e tyre. Ky numër e barazon Barcelonën me Arsenalin, Bayern Munich dhe Manchester City, të cilët gjithashtu kanë nga 16 lojtarë të grumbulluar. Spanja është përfaqësuesja me më shumë lojtarë të Barcelonës, pasi Luis de la Fuente ka ftuar plot 8 futbollistë: Yamal, Pedri, Pau Cubarsí, Olmo, Torres, Joan García, Eric García dhe Gavi. Kjo e bën Barcelonën bërthamën kryesore të “La Roja” në synimin për titullin e dytë botëror...