Balotelli: Në Serie A nuk shoh askënd më të fortë se unë. E trishtueshme, goli im është ende i fundit i Italisë në Botëror
Mario Balotelli po përgatitet për sezonin e tij të parë të plotë me Al Ittifaq, skuadër ku u transferua në janar dhe realizoi 6 gola në 14 ndeshje. Në një intervistë ekskluzive për “SportMediaset”, sulmuesi italian foli për të tashmen, të kaluarën dhe futbollin Italian: “Këtu ndihem mirë, projekti është i mirë dhe skuadra ka perspektivë për t’u rritur. Edhe jeta në Dubai është shumë e mirë. Nuk e di deri kur do të luaj, por do të vazhdoj për aq kohë sa të kem pasion për t’u stërvitur, për të djersitur, për të zbritur në fushë dhe për të shënuar. Edhe pse gjithçka që e rrethon futbollin po fillon të më lodhë”. Balotelli zbuloi gjithashtu se këtë sezon do të luajë për herë të...
Burimi:
telesport.al