Ballkaniada U-18, Shqipëria renditet në vendin e fundit në turneun e zhvilluar në Farkë

Ballkaniada U-18, Shqipëria renditet në vendin e fundit në turneun e zhvilluar në Farkë

24 Qershor 2026 9:51 Telesport Në palestrën sportive në Farkë, u zhvillua Kampionati Ballkanik U-18 për vajza. Në këtë turne organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit morën pjesë 4 shtete. Ekipet pjesëmarrëse, për tri ditë me radhë zhvilluan ndeshjet mes tyre dhe në përfundim të turneut, fituese doli kombëtarja e Bullgarisë, që i fitoi të gjitha takimet. Në vendin e dytë u rendit Turqia e më pas Serbia, ndërsa Shqipëria u klasifikua e fundit. Vajzat kuqezi nuk fituan asnjë set në këtë Ballkaniadë. Me gjithë përpjekjet, kombëtarja kuqezi ishte shumë larg nivelit të treguar nga tri ekipet e tjera pjesëmarrëse. Shqipëria mori trofeun e “fair play” në këtë turne. Dita e parë Bullgari – Serbi, 3-0 Shqipëri – Turqi, 0-3 Dita e dytë Bullgari –...