Baggio bën zbulimin tronditës: Lippi deshi të spiunoja ekipin, iu përgjigja në mënyrën time

Baggio bën zbulimin tronditës: Lippi deshi të spiunoja ekipin, iu përgjigja në mënyrën time

Nga libri “Luce nell’oscurità”, i shkruar nga Roberto Baggio me vajzën e tij Valentina dhe Matteo Marani, dalin detaje për raportin e tensionuar me Marcello Lippi gjatë kohës tek Interi, në vitin 1999. “Deshi të më takonte në mars dhe më kërkoi t’i tregoja emrat e atyre që, në dhomat e zhveshjes, mund të punonin kundër tij”, – kujton Baggio. Megjithatë, “bishtaleci hyjnor” refuzoi t’i tregonte emra, pra të bënte “spiunin”: “Iu përgjigja në mënyrën time: Mister, unë stërvitem maksimalisht, ju do të vlerësoni nëse e meritoj të luaj apo jo, por mos më kërkoni gjë tjetër”.