Australia befason Turqinë, e mposht skuadrën e Montellës dhe i bashkohet SHBA

Australia befason Turqinë, e mposht skuadrën e Montellës dhe i bashkohet SHBA

Australia shkakton befasinë e radhës në Botërorin 2026 teksa mposhti Turqinë në ndeshjen e Grupit D me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e para në këtë kompeticion duke iu bashkuar kështu skuadrës së SHBA. Pjesa e parë e ndeshjes u nda në dy faza, e para ajo deri para pauzës së hidratimit kur Turqia komandonte lojën, por Australia e mbante mirë dhe nuk pati raste. Faza e dytë ishte ajo pas pauzës kur në minutën e 27, skuadra nga toka e kangurëve moti avantazhin në 1-0 me golin e Irankundës. Turqia iu afrua golit të barazimit 3 minuta më vonë me Bardakci i cili u ndal nga shtylla. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të australianëve. Pjesa e dytë...