Atletico Madrid fiton betejën e parë me Barcelonën dhe është shumë pranë zyrtarizimit të bujshëm
9 Gusht 2026 12:30 Telesport Pavarësisht përpjekjeve të fundit të Barcelonës për të ndryshuar mendjen e Cuti Romero dhe për të tentuar transferimin e tij, katalanasit kanë marrë një përgjigje negative. Marca zbulon se argjentinasi i ka dhënë fjalën Atletico Madridit dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet tani, pavarësisht interesimit të fundit të Barcelonës. Duke qenë se Ronald Araujo do të huazohet te Liverpool, Barcelona e ka të nevojshme një qendërmbrojtës dhe emri i parë në listë ishte Cuti Romero. Megjithatë, gjatë javës së ardhshme argjentinasi pritet të zyrtarizohet tek Atletico Madrid për shifrën e 40 milionë eurove
Burimi:
telesport.al