Asllani shpërthen me gol e asist në Turqi, Ismajli dëmtohet sërish dhe humbet ndeshjen e radhës në Serie A
Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses që luajnë në kampionatin turk janë protagonistë të mirë me skuadrat e tyre dhe spikasin me gola e asiste. Kështu, Kristjan Asllani ka asistuar dhe shënuar dje për Beshiktashin, ndërsa po luan në transfertën e Gaziantep. Mesfushori shqiptar fillimisht harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë. Më pas erdhi edhe goli nga penalltia në minutën e 22-të. Ishte minuta e shtatë kur Asllani shkoi të harkonte. Ky episod solli edhe zhbllokimin e ndeshjes me të si protagonist. Penalltia iu besua më pas siç është bërë edhe më parë. Kështu Asllani i dyfishoi shifrat në minutën e 22-të. 24-vjeçari është i huazuar nga Interi, ndërsa lajm i mirë për të ishte rikthimi si...
Burimi:
sot.com.al