Askush nuk e ndalon dot Francën e Deschamps, eleminon Marokun dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit

Askush nuk e ndalon dot Francën e Deschamps, eleminon Marokun dhe prek gjysmëfinalen e Botërorit

Franca ka konfirmuar statusin e një prej favoriteve kryesore për fitimin e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Marokun me rezultatin 2-0 në çerekfinale, duke siguruar një vend në katërshen më të mirë të turneut. Skuadra e Didier Deschamps hasi rezistencë të fortë nga afrikanët në pjesën e parë, por diferenca në cilësi u pa qartë pas pushimit. Heroi i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të me një goditje të saktë, duke lënë pas një pjesë të parë ku kishte humbur edhe një penallti. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembele vulosi kualifikimin e “Gjelave” me një gol të bukur nga distanca, pas një aksioni të ndërtuar nga Mbappe. Maroku provoi të reagojë, por nuk arriti të krijojë raste...