Arsenal bën gati goditjen e parë të verës, do të jetë ylli i Juventusit. Bardhezinjtë duan 50 mln euro

Arsenal bën gati goditjen e parë të verës, do të jetë ylli i Juventusit. Bardhezinjtë duan 50 mln euro

21 Prill 2026 19:26 Telesport Pavarësisht se është i foksuar te gara për titullin kampion në Premier League dhe të gjysmëfinalet e Champions League, ku do të përballet me Atletico Madridin, njëkohësisht Arsenal po mendon edhe për merkaton e verës. “TuttoJuve” zbulon se objektivi i madh i londinezëve për merkaton e verës është transferimi i mbrojtësit të Juventusit, Andrea Cambiaso, i cili sezonin e kaluar ishte pranë Man. City-t, por në fund qëndroi te bardhezinjtë. 26-vjeçari shihet si profili ideal për të kompletuar krahun e majtë të mbrojtjes, por italiani mund të mbulojë më së miri dhe role të tjera në këtyë repart, gjë që e bën atë një lojtar të domosdoshëm për çdo ekip. Duke qenë se mbrojtësi është nën kontratë me Juventusin deri...