Arne Slot hedh kandidaturën për t’u bërë trajner i Holandës pas shkarkimit të Koeman, nisin kontaktet fillestare

Arne Slot hedh kandidaturën për t’u bërë trajner i Holandës pas shkarkimit të Koeman, nisin kontaktet fillestare

7 Korrik 2026 13:21 Telesport Arne Slot është ndër emrat në listë për të pasuar Ronald Koeman si trajner i Holandës. Kontaktet fillestare kanë ndodhur tashmë, siç raporton “Sky Sport DE”, që shton se edhe Ten Hag është gjithashtu në garë. 47-vjeçari Slot vjen nga një aventurë 2-vjeçare si trajner i Liverpool, ku fitoi edhe titullin në Premier League një vit më parë, por sezonin e dytë hasi vështirësi. Ai ka drejtuar disa ekip në kampionatin holandez, të cilin e njeh mirë. Stoli i Holandës aktualisht është pa trajner pas largimit të Koeman, që u kritikua pas eliminimit të hershëm të kombëtares “tulipane” nga Botërori. Të gjithë presin që trajneri i ri të sjellë një frymë të re në ekip. Mësohet se Slot ka edhe...