Armando Broja përballë një vere vendimtare, sulmuesi kuqezi zbarkon në Amerikë për të ardhmen
Vera e këtij viti konsiderohet një moment vendimtar për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndodhet në një pikë kyçe të karrierës, pas disa sezonesh të vështira në nivel klubesh, ndërsa vendimi i radhës pritet të ndikojë ndjeshëm në perspektivën e tij sportive. Emri i Brojës u përfol gjatë merkatos së verës si një mundësi për disa klube të Serie A, mes tyre Kaljari, Udineze dhe Parma. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete, ndërsa klubet italiane duket se kanë orientuar vëmendjen drejt alternativave të tjera. Në këto kushte, fokusi i sulmuesit mbetet te Bërnli, skuadër me të cilën do të garojë në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez. Broja ka nisur përgatitjet me ekipin dhe prej...
Burimi:
ntv.al