Argjentina përpara, por Zvicra proteston! Kartoni i kuq për Embolon hap debat
Argjentina vazhdon të shkruajë historinë. Kampionët në fuqi mbeten në garë për një objektiv të madh: të bëhen kombëtarja e parë pas Brazilit të vitit 1962 që fiton dy Kupa Bote radhazi. Por rruga drejt gjysmëfinales nuk ishte aspak e lehtë. “Albiceleste” u përball me një Zvicër të guximshme dhe të organizuar, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit. Kampionët e botës u detyruan të vuajnë përballë një kundërshtari fizik dhe agresiv në duele, që nuk hoqi dorë asnjëherë nga ëndrra e kualifikimit. Lionel Messi dhe shokët e tij treguan edhe një herë karakterin e një skuadre kampione. Trajneri Lionel Scaloni pranoi vështirësitë e sfidës, por vlerësoi forcën mendore të grupit. “Vuajtëm shumë ndaj një kundërshtari fizikisht shumë të fortë. Ishte e...
Burimi:
javanews.al