Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinalen e Botërorit me shumë vuajtje. Kampionët në fuqi triumfuan 3-1 ndaj Zvicrës, pas shtesave. Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1. Argjentina e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të me Mac Allister, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga Messi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nuk prodhoi raste të tjera të rrezikshme. E dyta nisi me Zvicrën me kërkuese. Dominimi i helvetëve u shpërblye në minutën e 67-të, kur Ndoye shënoi golin e barazimit. Megjithatë festa zgjati shumë pak, pasi 5 minuta më vonë, Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për simulim në mesfushë. Edhe pse...