Arbitri bëhet… komik, njoftimi “shokues” i Sampaio që harroi anglishten. Rrjetet sociale shpërthejnë, futbollistët mbeten pa fjalë

Arbitri bëhet… komik, njoftimi “shokues” i Sampaio që harroi anglishten. Rrjetet sociale shpërthejnë, futbollistët mbeten pa fjalë

12 Qershor 2026 7:16 Alfred Lleshi Të shprehesh sa më mirë në një gjuhë që nuk është gjuha jote amtare, pas 84 minutash lojë dhe përpara 80 mijë spektatorëve, nuk është aspak e lehtë. Këtë e provoi në lëkurën e tij Wilton Sampaio, arbitri i ndeshjes hapëse të Botërorit 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Në stadiumin “Azteca”, pas rishikimit në VAR të ndërhyrjes që solli karton të kuq për Zwane, arbitri brazilian hasi disa sekonda vështirësi teksa duhej të komunikonte vendimin e tij për lojtarët dhe publikun. Fillimisht u ngatërrua me fjalët, më pas foli një anglishte që u konsiderua nga shumëkush si vështirë e kuptueshme. Pamjet e Mudau dhe futbollistëve të tjerë të Afrikës së Jugut, të cilët e shikonin të habitur...