Arbër Hoxha me klub të ri? Zyrtari mohon zërat e merkatos: Nuk jemi në bisedime për Hoxhën

Arbër Hoxha me klub të ri? Zyrtari mohon zërat e merkatos: Nuk jemi në bisedime për Hoxhën

Arbër Hoxha është përfolur prej javësh për një transferim të mundshëm në radhët e Vidzev Lodzit. Por këto zëra merkatoje janë hedhur poshtë nga pala polake. Vetë zëdhënësi i klubit Vidzev Lodz ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”. Ai ka bërë me dije se klubi nuk është në bisedime për transferimin e Arbër Hoxhës. “Një thashethem i ri transferimesh është shfaqur me një ton të ngjashëm me shumë të tjerë të mëparshën, kështu që doja t’ju informoja se Vidzevi nuk po kryen bisedime në lidhje me blerjen e Arbër Hoxhës”, ka njoftuar Jakub Diktinski./Sport Ekspres/