Apeli ul dënimin për Tetovën
Vendimi nr. 4 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 16.04.2026 KOMISIONI I APELIT Pasi mori në shqyrtim ankimin e zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova, Vëren se: Me vendimin nr.34, pika 20 datë 18.03.2026 ka vendosur të marrë ndaj zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,masën disiplinore si më poshtë vijon: Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Më datë 03.04.2026 zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova ka paraqitur ankim me objekt: 1. Shfuqizimin e Vendimit nr. 35, datë 18.03.2026, të Komisionit...
Burimi:
sportiim.al