Anglia vidhet në botëror/ Kombëtarja e “tre luanëve” viktimë e hajdutëve në Kansas
Anglia ia kishte frikën më shumë ndonjë shpërthimi dhune në Kanzas Siti, siç ngjau disa ditë më parë, ndërsa mori një goditje të ndryshme. Mediat në ishujt britanikë, por edhe në të gjithë botën, raportojnë se skuadra e shpikësve të futbollit u bë viktimë e një vjedhjeje, ndërsa po shkonte nga Florida në Misuri. Nuk dihet sesi, por hajdutët ia dolën që të merrnin jo pak nga baza materiale e “tre luanëve”, dhe kjo përpara seancës stërvitore në bazën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Mes bazës materiale të vjedhur ishin edhe këpucët e kapitenit Harri Kejn, dhe të yllit të Realit, Xhud Belingham, ndërsa ekipit anglez I mbeti vetëm një top. Stafi I delegacionit të Anglisë u detyrua të punonte për të zëvendësuar atë...
Burimi:
sot.com.al