Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Anglia e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel shfaqi forcë në repartin ofensiv dhe efikasitet para portës, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në startin e turneut. Përveç suksesit në fushë, kjo fitore ka edhe vlerë historike për “Tre Luanët”. Për herë të parë në historinë e saj, Anglia arrin të fitojë tri ndeshje hapëse radhazi në Kupat e Botës. Seria pozitive nisi në Botërorin e vitit 2018 me triumfin 2-1 ndaj Tunizisë, vijoi në Katar 2022 me fitoren e thellë 6-2 kundër Iranit dhe u zgjerua tani me suksesin 4-2 ndaj Kroacisë në edicionin e vitit 2026....