Anglia dhe Norvegjia në alarm para ndeshjes çerekfinale, virusi “godet” dy kombëtaret
Vetëm pak orë para përballjes së shumëpritur mes Anglisë dhe Norvegjisë në çerekfinalet e Kupës së Botës, të dyja skuadrat janë përballur me probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në përgatitjet e tyre për sfidën e së shtunës, e cila do të zhvillohet në Miami. Sipas raportimeve të “Daily Mail”, mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs, është prekur nga një virus dhe është izoluar nga pjesa tjetër e grupit për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ylli i Arsenalit ka munguar në dy stërvitje radhazi, ndërsa Federata Angleze ka marrë menjëherë masa për të shmangur një situatë më të gjerë në kampin e “Tre Luanëve”. Megjithatë, në radhët e Anglisë ka optimizëm se gjendja është nën kontroll dhe se pjesa tjetër e skuadrës nuk është prekur. Mungesa...
Burimi:
ntv.al