Anglezi feston me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Kristian Prengës

Anglezi feston me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Kristian Prengës

Pas fitores me nokaut ndaj Kristian Prengës, Anthony Joshua dhuroi një moment simbolik në ring, duke kërkuar një flamur shqiptar dhe duke e ngritur atë në fund të duelit. Ish-kampioni britanik i botës mbajti në njërin krah flamurin shqiptar, në nderim të kundërshtarit të tij dhe tifozëve të shumtë në stadium, ndërsa në krahun tjetër flamurin anglez që përfaqëson. Momenti u prit me entuziazëm nga tifozët dhe u pa si një gjest respekti ndaj boksierit shqiptar. Joshua fitoi me nokaut në raundin e dytë, pas një dueli dramatik ku Prenga e befasoi në raundin e parë, duke e vënë disa herë në vështirësi britanikun dhe duke i dhënë atij një nga momentet më të vështira në ring. Megjithatë, eksperienca e Joshuas bëri diferencën. Në raundin...