Anglezët kanë gati një “teori konspiracioni” nëse dështojnë kundër Kroacisë, fajin e ka arbitri!
Teksa ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë po afron, opinioni sportiv në Angli është përfshirë nga një atmosferë mosbesimi. Mediat britanike kanë nisur të shprehin shqetësime lidhur me delegimin e arbitrave, duke hedhur dyshime mbi objektivitetin e gjykimit. Në qendër të vëmendjes është vendosur arbitri francez Clement Turpin. Shumë tifozë dhe analistë anglezë kanë filluar të ndërtojnë një lloj “teorie konspiracioni”, duke sugjeruar se vendimet e arbitrave mund të jenë të disfavorshme për kombëtaren e tyre. Kjo paranojë është shtuar edhe për shkak të ngjarjeve të kaluara të Tuchel me Turpin, teksa në ndeshjen Bayern-Man City, tha se Turpin bënte gabime të qëllimshme për të dëmtuar ekipin e tij. Pavarësisht kësaj, fokusi mbetet te loja në fushë. Anglezët duket se po kërkojnë një “alibi” të gatshme...
Burimi:
sportekspres.com