Amorim dy vite te Milan, vendin e Tares e merr drejtori i Eintraht

Amorim dy vite te Milan, vendin e Tares e merr drejtori i Eintraht

Kroshe vendos kushte, do të vinte te Milan vetëm nëse do t’i garantonin liri të plotë duke nënkuptuar largimin indirekt të Ibrahimoviç. Te Milani, ditët po kalojnë dhe pozicionet e drejtorit teknik, drejtorit sportiv dhe trajnerit mbeten ende bosh. Por ndjesia është se diçka më në fund mund të ndryshojë shumë shpejt, ndoshta edhe brenda 48 orëve: Xherri Kardinale Cardinale është afër dhënies së dritës jeshile për punësimin e Ruben Amorim si pasardhës i Masimiliano Alegrit. Për portugezin e shkarkuar më herët nga Junajtid gati një marrëveshje dyvjeçare që mund të zgjatet në tre vjet, ndoshta me një opsion të lidhur me objektivat e ekipit, me një pagë prej 3.5 milionë eurosh neto për sezon plus bonuse të lidhura me fitimin e Scudetto-s dhe kualifikimin...