Ja mesazhet e forcës që fshihen pas transferimit të Rodrit te Barcelona

Ja mesazhet e forcës që fshihen pas transferimit të Rodrit te Barcelona

7 Gusht 2026 12:00 Alfred Lleshi Lëvizja e Barcelonës për të transferuar Rodrin ka befasuar shumëkënd. Fillimisht klubi nuk kishte plan të përforconte mesfushën, por dëmtimi i Frenkie de Jong dhe pasojat e tij serioze ndryshuan strategjinë e drejtuesve sportivë. Edhe pse marrëveshja ende duhet të finalizohet, vetë tentativa për të marrë kapitenin e Spanjës zbulon shumë mesazhe. Së pari, Marc Casadó mund të përgatitet për largimin. Nëse mesfushori i akademisë mendonte se dëmtimi i De Jong do t’i jepte një tjetër mundësi, ka gabuar. Hansi Flick ka zgjedhur afrimin e një lojtari tjetër në vend që t’i besojë atij. Transferimi është gjithashtu një sinjal për De Jong. Barcelona mund ta përballojë mungesën e tij prej rreth pesë muajsh, por historia e dëmtimeve të holandezit...