Meksika dhe Argjentina rikonfirmojnë mbështetjen për Infantinon: “Qeverisje e qëndrueshme dhe transparente”

Meksika dhe Argjentina rikonfirmojnë mbështetjen për Infantinon: “Qeverisje e qëndrueshme dhe transparente”

7 Gusht 2026 11:32 Alfred Lleshi Federata Meksikane e Futbollit ka riafirmuar përmes një deklarate zyrtare mbështetjen për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino: “FFM beson se futbolli përfaqëson një vlerë themelore dhe mbrojtja më e mirë e tij qëndron në respektimin e institucioneve, qeverisjes dhe procedurave që garantojnë integritetin e tij. Ne nuk do të njohim apo miratojmë asnjë proces jashtë kuadrit institucional, do të mbështesim Infantinon për të vazhduar zhvillimin e futbollit përmes forcimit të institucioneve”. Edhe Federata Argjentinase e Futbollit doli në mbështetje të kreut të FIFA-s. Në një letër të hapur drejtuar Infantinos, AFA vlerësoi drejtimin e tij gjatë 10 viteve të fundit: “Mbështesim menaxhimin që ka pasur si shtylla zhvillimin e futbollit në mbarë botën dhe një model qeverisjeje të qartë,...