Allegri nuk do të shkojë i vetëm te Napoli, kërkon të marrë me vete dy lojtarë të Milanit

Allegri nuk do të shkojë i vetëm te Napoli, kërkon të marrë me vete dy lojtarë të Milanit

4 Qershor 2026 18:31 Telesport Max Allegri kërkon të përfitojë nga situata kaotike që ka mbërthyer Milanin dhe dëshiron që të marrë me vete te Napoli, dy nga lojtarët e kuqezinjve. Mediet italiane zbulojnë se Allegri i ka kërkuar presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, transferimin e Alexis Saelemaekers dhe të Adrien Rabiot, dy lojtarë të rëndësishëm në sezonin e fundit për skemat dhe sistemin e lojës të 58-vjeçarit. Ende nuk flitet për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, por e ardhmja e dy lojtarëve në fjalë do të varet nga mënyra si do të zgjidhet situata aktuale te kuqezinjtë. Saelemaekers është nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2031. Vlera e tij në treg llogaritet 20 milionë euro. Rabiot është nën kontratë deri në...