Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së humbur 3-0 ndaj Argjentinës në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Qeveria e futbollit afrikan kontestoi në mënyrë të veçantë një episod me protagonist Lionel Messi që nuk u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të fortë ndaj mbrojtësit Aissa Mandi. Mediat në Algjeri bënë të ditur këtë lëvizje duke cituar burime zyrtare. Objekt i këtij kontestimi është arbitri polak Szymon Marciniak, i cili akuzohet se ka marrë vendime që kanë ndikuar në ecurinë e ndeshjes së vlefshme për Grupin J të Kupës së Botës. Në ankesën e bërë nga Federata Algjeriane përmendej episodi i faullit të shkaktuar në minutën e 31 nga...
Burimi:
opinion.al