Akuza e bujshme nga Anglia ndaj Infantinos: Shtyu UEFA-n t’i paguante dëmshpërblim marramendës të dashurës

Akuza e bujshme nga Anglia ndaj Infantinos: Shtyu UEFA-n t’i paguante dëmshpërblim marramendës të dashurës

8 Gusht 2026 10:30 Alfred Lleshi Sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, UEFA i ka paguar dëmshpërblim një gruaje, e cila dyshohet se kishte pasur një lidhje me Gianni Infantinon kur ai ishte sekretar i përgjithshëm. Sipas “Sky News”, presidenti i FIFA-s e ka mohuar “në mënyrë të prerë” akuzën. Sipas gazetës, gruaja ka marrë një shumë gjashtëshifrore pas lidhjes së pretenduar me Infantinon. UEFA gjithashtu ka financuar masterin në administrim biznesi (MBA) që ajo kreu pasi u largua nga organizata. UEFA konfirmoi për “Sky News” se i kishte bërë gruas një “pagesë për përfundimin e marrëdhënies së punës”, si dhe kishte mbuluar “pagesën e tarifave për një kurs MBA në një shkollë lokale biznesi”. Një zëdhënës tha se pagesa ishte bërë sipas rregullave në...