Ahmataj merr Skënderbeun, stafi i i njëjtë

Ahmataj merr Skënderbeun, stafi i i njëjtë

Pas largimit të Ernest Gjokës nga Skënderbeu, vendi i tij shpesh këto ditë u përfol se mund të merrej nga trajnerë të tjerë, kryesisht duke përfshirë në listë disa nga emrat e trajningut shqiptar. Ndërkohë sot kjo dilemë ka marrë fund pasi elbasanasi Julian Ahmataj ka marrë frenat e nënkampiones së Kategorisë së Parë për një cikël të dytë si trajner te bardhekuqtë. Stafi i mëparshëm me ndihmësin Gentian Liço, atë të portierëve Erjon Llapanji dhe përgatitësin atletik Denis Hajdini për momentin janë në detyrë. Klubi i presidentit Ardjan Takaj pritet të dalë me një komunikatë zyrtare. Post navigation