Befasuese, Berat Gjimshiti kalon në Arabinë Saudite, në radhët e Al Diriah

Befasuese, Berat Gjimshiti kalon në Arabinë Saudite, në radhët e Al Diriah

Adriatik BALLA Kur mbetet më pak se një muaj nga merkato e verës, duket se për Berat Gjimshitin merr drejtim sezoni i ri. Edhe pse ishte thënë se lojtari do të qëndronte te Atalanta, duket se mediat italiane kanë zbuluar emrin e skuadrës së re, e cila është shumë larg Italisë. Bëhet fjalë për një klub saudit, i cili e ka futur në planet e tij mbrojtësin dhe kapitenin e përfaqësueses së Shqipërisë. Berat Gjimshiti është shitur tek Al Diriah në Arabinë Saudite. Klubi sapo është ngjitur në elitë, ndërsa ka paguar 3 milionë euro për transferimin. “Al Diriah ka arritur marrëveshjen verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shifra e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata e vlefshme deri në vitin...