“Ah, kur ishte Doktori”… Milani dhe trashëgimia e Berlusconit, ai pasion që nuk ekziston më

“Ah, kur ishte Doktori”… Milani dhe trashëgimia e Berlusconit, ai pasion që nuk ekziston më

“Ah, kur ishte Doktori…!” Ndoshta kjo frazë po jehon në zemrat e shumë tifozëve kuqezinj, sidomos në ditë si kjo, kur kujtimet rikthejnë në dritë një rrugëtim të mbushur me lavdi dhe fitore. Një mendim që sot ndahet edhe nga ata që, në fund të atij 30 vjeçari të jashtëzakonshëm, kishin vënë në diskutim punën e presidentit më fitues në historinë e klubit. Duke parë pas në kohë, kritikat dhe thirrjet për ta shitur Milanin duken pothuajse të pabesueshme. Milani i sotëm ushqen këtë nostalgji. Është një realitet krejt ndryshe, i larguar nga koncepti i mecenatit dhe është afruar me atë të biznesit e spektaklit. Klubi iu kushton më shumë vëmendje “klientëve” që vijnë nga Bratislava apo Frankfurti, blejnë fanella, shohin një ndeshje dhe largohen,...