Abissnet Superiore/ Java e 36-të & e fundit luhet e gjitha të dielën
Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet e gjitha ditën e diel, me të pesë ndeshjet që janë planifikuar të nisin në ora 16:00. Fundjava pritet të jetë vendimtare për fatet e disa skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i dytë që do të zbresë nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen “play-out”. Vora, Bylis, Teuta dhe Tirana do të luajnë gjithçka në 90 minutat e fundit të sezonit të rregullt, në një javë që premton emocione dhe rivalitet deri në fund. Sfida direkte mes Vorës dhe Bylisit, që do të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”, konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të javës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Një tjetër duel...
Burimi:
sportekspres.com