Abissnet Superiore, femra: Mësohen 4 skuadra e “Final Four”, ja kalendari

Abissnet Superiore, femra: Mësohen 4 skuadra e “Final Four”, ja kalendari

28 Prill 2026 16:02 Telesport Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Teuta janë katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për sezonin futbollistik 2025/2026 në kampionatin e vajzave. Pas një edicioni plot rivalitet dhe garë, këto ekipe kanë prerë biletën për fazën vendimtare, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione. Edhe pse katër skuadrat e kanë siguruar “Final 4”, dy javët e fundit mbeten të rëndësishme për renditjen, e cila përcakton ndarjen në vazo. Vendi i parë dhe i dytë do të vendosen në vazon e parë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt në të dytën. Shorti për “Final 4” do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshjet e fazës “Final 4” do të zhvillohen në periudhën 17–29 maj. Takimet...