“A do të ketë sukses Rodri te Real Madrid? Do të nënshkruarja tre herë me të”
Real Madrid është shumë pranë dy goditjeve të mëdha në merkato: Rodri nga Manchester City dhe Yan Diomande nga Leipzig. Për spanjollin kampion bote me Spanjën nuk është se mungon skepticizmi për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në fillim të sezonit të kaluar, por në Botëror tregoi një formë të jashtëzakonshme dhe jo më kot u shpall si lojtari më i mirë. Ish-legjenda e Real Madridit, Manolo Sanchis, në një intervistë për ‘El Partidazo de COPE’ u shpreh me bindje të plotë se Rodri është pikërisht lojtari që i mungon Real Madridit. “Real Madridi është i vetëdijshëm për mangësitë që skuadra mund të ketë pasur në dy sezonet e fundit”, tha Sanchis. Dhe sipas mendimit të tij, problemi është mungesa e specialistëve...
Burimi:
telesport.al