8.5 milionë euro për kartonin e Ernest Muçit, vendoset e ardhmja e sulmuesit shqiptar

8.5 milionë euro për kartonin e Ernest Muçit, vendoset e ardhmja e sulmuesit shqiptar

Ka marrë fund dilema për Ernest Muçin. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e Trabzonsporit. Mediat turke kanë bërë me dije se klubi ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit. Beshiktashi ka refuzuar të ulë çmimin, ndërsa Trabzonspori ka vendosur të paguajë 8.5 milionë euro të ndara në 5 këste. Sulmuesi shqiptar përjetoi sezonin më të mirë të karrierës së tij në klubin nga Trabzoni, ku numëroi 15 gola dhe 7 asiste. Shifra këto që i bindën drejtuesit për të shpenzuar milionat në llogarinë e Beshiktashit./Sport Ekspres/