4 gola nga binjakët shqiptarë, sulmuesi kuqezi vendos fatin e ekipit të tij në minutën e fundit
Një mbrëmje e bukur për dy binjakët Shpendi. Secili prej tyre ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Stiveni ka rezultuar vendimtar për Empolin, teksa me dopietën e tij vendosi fatin e skuadrës. Sulmuesi kuqezi tundi rrjetën që në sekondat e para të lojës, ndërsa në minutën e fundit i dha toskanëve barazimin 2-2 ndaj Moncës. Një pikë mjaft e vyer për Empolin, që siguroi kështu qendrimin në Serinë B edhe për të paktën një sezon. Ndërkohë edhe Kristjan Shpendi arriti të gjente rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola dhe dha një asist në humbjen 3-4 të Çezenës kundër Padovas. Të dy binjakët e mbyllin kështu sezoni në Serinë B me nga 15 gola të...
Burimi:
sportekspres.com