Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat
Në vend të një shembulli të rregullit, pastërtisë e higjenës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ofron një pamje skandaloze. “Ndodhemi në spitalin më të madh në vend ku pastërtia duhet të ishte shembull. Por ndodh krejt e kundërta. Sa normale është që ky grumbull plehrash të jetë brenda mjedisit të një spitali?”, raporton gazetarja Halili. Pamjet flasin vetë. Në çdo cep të QSUNT-së, nga hyrja spitalit deri te muret rrethuese, mbeturina plastike, kartonë, qese dhe mbetje të tjera urbane janë të hedhura brenda territorit. Lumi me plehra është pranë zonës ku kalojnë të sëmurë, mjekë, infermierë e qytetarë. Qëndrojnë aty...